Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Vlorë, shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lulaj. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën Lulaj, ndërsa ka mbetur i plagosur Thanas Poçaj i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.