Një dënim tepër i rëndë prej 5 mln lekësh gjobë është vendosur ndaj një djali 15 vjeç, vetëm se ka bllokuar rrugën.

Në fletën e gjobës, adoleshenti, që ndodhet në qeli, ka shkruar një mesazh drithërues, ku shkruan “Babin e kam të verbër dhe se nuk ka mundësi të paguajë”.

Babai i 15-vjeçarit, që është i verbër deklaroi për News24 se djali ka marrë gjobë aq të lartë, sikur të ketë përmbysur qytetin e jo për një bllokim rruge.

Babai i adoleshentit të arrestuar: Dihet që është arrestim i paligjshëm. Djali është me mësues-ndihmës dhe nuk kupton gjobat që vendosen.

Ka marrë gjobën 5 milionë lekë. Edhe e kanë arrestuar, edhe gjobë i kanë vendosur.  As psikolog nuk ka pasur djali. Ne 140 mijë lekë në muaj marrim, për qiranë nuk dalin. Tani mund të ngelem jashtë, se nuk paguaj dot qiranë. 5 mln lekë është gjoba.

Djali ka lënë shënim: “Nuk jam dakord, babi është i verbër, nuk kemi të ardhura”. Këto i bien të dobëtit dhe qeveritarët pasurohen. Duhet që vetëm të ikë Rama, e normalizohet çdo gjë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb