Elvis Pupa ishte i ftuar në episodin e fundit të Grida Duma Podcast, ku humori dhe ironia u ndërthurën me mendime mbi jetën, artin, karrierën dhe shoqërinë shqiptare.
Biseda nisi me shaka, pasi Grida Duma i tha aktorit se largimi dhe jeta jashtë Shqipërisë e kishin bërë të dukej më i ri. Pupa ia atribuoi këtë pamjes së tij të re mbjelljes së flokëve: “Jam zbukuruar qëkur mbolla flokët”, tha ai duke qeshur. Sipas tij, megjithatë, jo të gjithë që bëjnë të njëjtën ndërhyrje duken më të rinj.
Të lidhura
None found
Me batuta për burrat që kalojnë të 40-at, Pupa foli edhe për marrëdhënien në çift dhe rëndësinë e të jetuarit në harmoni, përmes përshtatjes së ndërsjellë. “Unë me grun jam se du me ndenjt”, u shpreh ai.
Aktori ndau gjithashtu pikëpamjet e tij për besimin dhe “shefin lart”. Duke ironizuar kërkesat e pamundura dhe lutjet për gjëra të parëndësishme, ai solli shembuj nga përditshmëria dhe përdori shprehje popullore për t’i shoqëruar me humor therës.
Intervista e plotë me Elvis Pupën në Grida Duma Podcast mund të ndiqet në kanalin e Top Channel në YouTube.








