Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Baloku ka reaguar pasi u arrestua ish-ministri i Kulturës, Haraqija.
Baloku rikujtoi një deklaratë të bërë nga Haraqija kur mbante postin e ministrit: “I kam harxhuar paratë e babës, e nuk po i harxhoj paratë e shtetit”. Sipas tij, megjithëse e kishte thënë këtë publikisht, Haraqija vijoi të qëndronte në detyrë pa problem.
Të lidhura
None found
Në postimin e tij, Baloku shkroi se Haraqija ishte emëruar ministër i Kulturës 22 vjet më parë, në një periudhë kur Kosova konsiderohej e çliruar, ndërsa dje u arrestua. Ai e quajti atë ministër të partisë së “akademikëve”.
Baloku u bëri thirrje lexuesve të shohin miqtë dhe bashkëpunëtorët politikë të Haraqijas, duke thënë se prej tyre kuptohen bindjet, mendësia dhe angazhimet e tij.
Sipas deputetit, njerëzit që zgjedhim dhe rrethi që krijojmë tregojnë shumë për standardet e vlerat që përfaqësojmë.






