Aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë, ku ka humbur jetën një efektiv i Policisë së Vlorës. Viktima është identifikuar si Ermal Lulaj, i cili shërbente në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në aksin rrugor “100 Vjetori”, në afërsi të Novoselës, në drejtimin Fier-Vlorë. Automjeti tip “Toyota”, që drejtohej nga Ermal Lulaj, është përplasur me një mjet të rëndë të llojit skrep, në drejtimin e të cilit ndodhej 63-vjeçari Thanas Poçaj.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se kushtet e vështira atmosferike dhe humbja e kontrollit mbi automjetin kanë qenë faktorë që kanë çuar në përplasjen fatale.
Goditja ka rezultuar vdekjeprurëse për drejtuesin e “Toyota”-s, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i skrepit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe shkakun e saktë që çoi në këtë aksident tragjik.
Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e përplasjes që i mori jetën efektivit të Policisë së Vlorës.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Toyota”, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë.
Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



