Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të hëne në një stan në fshatin Shtërmen, Bashkia Cërrik.
Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se zjarri ka përfshirë ambientet e stanit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa siç mund të shihet dhe në pamjet e mëposhtme, përmasat e zjarrit janë të konsiderueshme.













