Sport
Klopp nuk heq dorë nga Gruda, talenti shqiptar sërish titullar ndaj Holandës

Brajan Gruda e ka nsiur përsëri në formacionin titullar të Gjermanisë në supersfidën ndaj Holandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Trajneri Jürgen Klopp ka vendosur t’i besojë sërish futbollistit me origjinë shqiptare, i cili e ka aktivizuar që nga minuta e parë në përballjen që luhet në Berlin.
Pas paraqitjes së shkëlqyer ndaj Serbisë, ku debutoi si titullar dhe realizoi një gol spektakolar në fitoren 3-1, Gruda ka fituar sërish besimin e teknikut gjerman.
24-vjeçari aktivizohet në repartin ofensiv, përkrah Florian Wirtz dhe Derry Scherhant.
Një tjetër mundësi e rëndësishme për Grudën për të treguar vlerat e tij në skenën ndërkombëtare dhe për të konsoliduar pozitat në Kombëtaren gjermane.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




