Rama: Chay Bowes, klloun i propagandës ruse që u sanksionua nga BE! Shqipëria e teproi me afrimin e shpejtë te objektivi

16 Nëntor 2026 | 20:54

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” ka ndarë foto të protestës në Tiranë të publikuara nga Chay Bowes i cili kishte shkruar se kaosi po mbizotëron në kryeqytet. Rama e ka cilësuar Bowes si një klloun i propagandës ruse që këtë të hënë u sanksionua nga Bashkimi Europian.

Rama shkruan më tej se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik për tu anëtarësuar në BE.

 “Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia.

Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian”, shkruan Rama

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të rinj shoqërohen nga policia, protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”

Kanë nisur shoqërimet e para gjatë zhvillimit të protestës së sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas raportimeve nga terreni, shoqërimet kanë ardhur pasi protestuesit...
20:23 | 16/11/2026

Zjarr masiv në një stan në fshatin Shtërmen në Cërrik, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të hëne në një stan në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik....
20:17 | 16/11/2026

Aksidenti me një viktimë në autostradën Fier-Vlorë, policia: Moti i keq shkaktoi humbjen e kontrollit të makinës nga efektivi

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me detajet e aksidentit fatal të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Fier-Vlorë,...
19:44 | 16/11/2026