Moti i keq në Lezhë, përmbytje të përkohshme te tatimet dhe rruga e Shëngjinit, Bulevardi “Gjergj Fishta” pa probleme

Aktualitet | 1 minutë më parë

Një stuhi e papritur me reshje të rrëmbyeshme shiu ka përfshirë këtë mbrëmje qytetin e Lezhës. Edhe pse reshjet zgjatën vetëm pak minuta, intensiteti i tyre solli grumbullim të ujit dhe vështirësi qarkullimi në disa zona specifike të qytetit.

Sipas raportimeve nga terreni nga gazetari i RTSH-së, Elvis Hila, problemet u shfaqën kryesisht në disa pika të njohura për vështirësi gjatë reshjeve të dendura pranë Drejtorisë së Tatimeve; në pellgun pranë çerdhes së qytetit dhe në aksin e rrugës së Shëngjinit

Nga ana tjetër, ndryshe nga situatat e mëparshme të ngjashme, blloku i 11 Janarit dhe bulevardi kryesor “Gjergj Fishta” i shpëtuan përmbytjeve, duke mos shfaqur probleme në qarkullim.

Ndërhyrjet në infrastrukturë dhe normalizimi

Pas ndërprerjes së reshjeve intensive, uji u tërhoq brenda pak minutash. Ky reagim i shpejtë i sistemit u favorizua nga ndërhyrjet e fundit të kryera përmes projektit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza. Falë kësaj rrjete, situata u normalizua shpejt, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe qarkullimi i automjeteve u rikthyen në normalitet pa pengesa të mëtejshme.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme