Kaos në bankat amerikane, mijëra klientë pa akses në llogaritë online, probleme te Chase dhe Bank of America
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social X disa postime të bëra më herët nga gazetari rus Chay Bowes, i cili dilte në mbështetje të protestave në Shqipëri.
Rama e cilëson me ironi këtë të fundit si një “klloun të propagandës ruse”, ndërsa kujton se Bashkimi Europian ka vendosur sot sanksione ndaj tij, duke e përfshirë në listën e personave të akuzuar për përfshirje në manipulimin e informacionit dhe përhapjen e narrativave në mbështetje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
“Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia. Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik, Anëtarësimi në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.
Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia🤡
Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian🇦🇱🦅🇪🇺 https://t.co/F9R9OkUtyA
— Edi Rama (@ediramaal) November 16, 2026
Ndërkohë sipas vendimit të BE-së, Bowes akuzohet se ka mbështetur operacione të koordinuara të ndikimit informativ në favor të Moskës. Masat përfshijnë ngrirjen e aseteve që mund të ketë në BE dhe ndalimin e udhëtimit në vendet anëtare.
Top Channel