Mjaftuan pak minuta reshje të dendura shiu që disa rrugë dhe lagje të qytetit të Lezhës të përballen sërish me përmbytje. Uji ka pushtuar një pjesë të rrugëve, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.
Problematika rikthehet edhe pas zbatimit të projektit për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ku janë investuar miliona euro. Edhe pse punimet janë drejt përfundimit, reshjet e fundit tregojnë se problematika e përmbytjeve në qytet vijon të mbetet e pazgjidhur.
© SYRI.net