Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të hëne në një stan në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik.

Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë përfshirë ambientet e stanit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Cërrikut, të cilat po ndihmohen edhe nga ekipet e zonave përreth.

Ndërkohë, operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, me qëllim neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.