Blendi Fevziu ka zbuluar ekskluzivisht për Pjaca në Media Radar dhe Pjaca Media një projekt të ri për lexuesit. Të gjitha veprat e tij do të përmblidhen në një kolanë të përbërë nga 14 volume, e cila do të dalë në treg nesër në Prishtinë.Fevziu tregoi se si është organizuar kjo kolanë, duke zbuluar edhe disa prej projekteve të tij të ardhshme në fushën e botimeve.
BLENDI FEVZIU: Tani i kam përmbledhur librat në një kolanë me 14 libra, e cila del nesër në Prishtinë.
Do të jetë një kolanë me kopertinë të përbashkët, ku të gjitha veprat janë rigrupuar në 14 volume. Në dy volume është “Ditari Politik”. Kam përmbledhur librin “Pushteti”, tregimet i kam përfshirë në një vëllim më vete, ndërsa letërsinë e kam futur brenda një volumi.
“Kam një libër që e kam gjysmë të shkruar, ‘Rreth botës për 35 vjet’. Libri i dytë do të jetë me biografitë e 10 biznesmenëve shqiptarë. Historitë e tyre janë spektakolare dhe synoj të rrëfej të gjithë rrugëtimin e tyre, si kanë arritur deri aty ku janë sot. Do të kem edhe një libër për rrugëtimin e emisionit ‘Opinion’.”


