• Kontakt
Monday, November 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh

21:12 : 16/11/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Fatos Lubonja

Fitorja e studentëve në Serbi kundër Vučićit ka hapur debate të shumta rreth idesë se sa dhe si mund të jetë shembulli serb i vlefshëm për flamingot dhe studentët shqiptarë për largimin nga pushteti të autokratit Edi Rama. Në këtë artikull do të ndalem tek një ngjashmëri dhe ndryshim midis dy lëvizjeve që mendoj se është themelor për fatin e mëtejshëm të lëvizjes shqiptare.

Ngjashmëria

Ngjashmëria kryesore që gjej është se të dyja lëvizjet janë transversale d.m.th. se nuk janë ideologjikisht homogjene por përshkojnë të gjithë spektrin politik të shoqërisë. Në lëvizjen studentore serbe mund të dallojmë të paktën katër orientime politike që nuk se janë plotësisht të organizuara dhe të ndarë prerazi nga njëri tjetri. Aty gjen: liberalë dhe progresistë proevropianë, që mbështesin shtetin e së drejtës, liritë civile dhe integrimin evropian; studentë të majtë, ekologjistë dhe intelektualë kritikë, të interesuar edhe për drejtësinë sociale, pabarazitë dhe kritikën ndaj kapitalizmit klientelist; konservatorë dhe nacionalistë që kundërshtojnë autoritarizmin e Vučićit, por mbeten të lidhur me traditën kombëtare, veçanërisht për çështjen e Kosovës; qytetarë dhe profesionistë pa një përkatësi të qartë ideologjike, që kërkojnë institucione të pavarura, luftë kundër korrupsionit dhe përgjegjshmëri politike.

E megjithatë të gjithë i ka bashkuar vullneti për të rrëzuar Vučićin dhe rivendosur institucionet demokratike.  Programi i tyre i përbashkët synon pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e mediave, transparencën e prokurimeve publike, reformën në arsim dhe luftën kundër korrupsionit.  Për këtë propozohet krijimi i një qeverie teknike që do të merret veç të tjerash edhe me përgatitjen e zgjedhjeve të lira brenda 12-18 muajve.

Lexo edhe:

Lapaj: Protestat delegjitimuan mazhorancën! Të rinjtë ‘vranë’ frikën

Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

Pra, mund të thuhet se lëvizja serbe ka një vizion relativisht të qartë për fazën aktuale, ndryshimin e institucioneve, por shumë më të papërcaktuar për modelin e shoqërisë që dëshiron të ndërtojë pasi brenda saj ka orientime të ndryshme politike.

Edhe në sheshet e protestës shqiptare gjen një spektër të larmishëm orientimesh politike; dhe pa ndonjë vijë ndarëse të prerë. Brenda saj gjen: liberalë progresistë evropianistë; të majtë social demokratë, ekologjistë dhe intelektualë kritikë; konservatorë nacionalistë deri trampistë; besimtarë muslimanë dhe të krishterë; antisionistë që veç të tjerash e kanë me Ramën për heshtjen ndaj genocidit në Gaza e lidhjen e fortë me Izraelin; proizraelianë, ndër ta edhe islamofobë dhe autorientalistë; konspiracionistë të ndryshëm; si dhe qytetarë e profesionistë më pak të ideologjizuar, por të lodhur me korrupsionin, papërgjegjshmërinë dhe nivelin dëshpërues të sistemit arsimor dhe atij shëndetësor. Si në Serbi të gjithë këta i ka nxjerrë në shesh nevoja e rrëzimit të regjimit autoritar, oligarkik, të korruptur dhe të kriminalizuar të Ramës dhe rithemelimi i institucioneve të demokracisë. Përsa i përket të ardhmes, ashtu si lëvizja serbe edhe ajo shqiptare mbetet e papërcaktuar për shkak të larmisë së orientimeve politike brenda saj. Kjo, sipas dokumentit me pesë pika që kanë nxjerrë pret të kthjellohet pas punës së qeverisë teknike për sigurimin e zgjedhjeve të lira.

Ndryshimi themelor: aftësia organizuese

Në Serbi studentët arritën të organizohen fort duke e kapërcyer diversitetin brenda tyre. Këtë e realizuan jo thjesht gjatë protestave ku kishte një disiplinë të jashtëzakonshme, por edhe nëpërmjet vendimarrjeve kolektive në asambletë studentore dhe koordinimet nga poshtë. Tek organizimi gjej diferencën themelore me flamingot dhe studentët. Është e vërtetë se, siç thashë, në të njëjtin shesh janë mbledhur shqiptarë me orientime të ndryshme politike. Është po ashtu e vërtetë se nuk kanë munguar thirrjet për bashkim përtej dallimeve. Edhe dokumenti me pesë pika i nxjerrë këtë nënkupton. Por rezultati organizativ megjithatë ka qenë zhgënjyes. Nëse do t’i referohem metaforës që kam përdorur, të lumit që për të shembur digën e autoritarizmit do të duhej të fuqizohej nëpërmjet derdhjes në të të përrenjve nga e majta dhe e djathta dhe nga lart poshtë rrjedhës së tij, do të thoja se lumi me kalimin e kohës filloi të shterojë pasi pjesë e energjive në vend se të përdoreshin për prurjet e mëtejshme u konsumuan në konfliktet e brendshme mes grupeve.  Këta konflikte u trashën aq sa u shfaqën edhe parrullat dhe etiketimet ndaj njëri tjetrit që në ndonjë rast degjeneruan deri në ndeshje fizike. Paradoksalisht, njerëz që e shihnin njëri tjetrin në shesh duke i dedikuar orë të tëra të ditës së tyre protestës (fatmirësisht një pjesë jo të gjithë)  në vend se të afroheshin e lidheshin gjithnjë e më shumë filluan të kërkonin gjithnjë e më shumë përjashtimin e njëri tjetrit nga sheshi. Dikush ia atribuon këto përçarje patronazhistëve të infiltruar nga Rama. Nuk ka dyshim që ka pasur të tillë, por, si pjesëtar, dëshmitar dhe vëzhgues këtë përçarje nuk ia atribuoj thjesht aftësive prej intriganti dhe manipulatori të Ramës. Roli pervers i tij në degradimin e shoqërisë shqiptare do të meritonte një trajtim më vete. Ashtu siç do të meritonte  një trajtim më vete roli i turpshëm i BE-së gjatë protestave në mbështetje të një narko-autokrati. Por në këtë shkrim dua të merrem me përçarjen dhe shkakun themelor të saj (që shpjegon edhe vetë aktet e sjelljet e Ramës)  që ka të bëjë me një trashëgimi historike kulturore tonën.

Fashizmi brenda nesh

Kështu e quan Foucault gjakimin e njeriut për dominim dhe pushtet, për të imponuar idetë dhe mënyrën e vet të të menduarit, për t’i pasur frikë apo urryer të ndryshmit nga ai dhe, si anë tjetër e medaljes, për t’iu nënshtruar mujsharëve dhe përvjedhur lirisë së mendimit dhe përgjegjësisë personale. Fashizmi brenda nesh të çon tek kultura e dominimit që politikisht shfaqet në formën e paradigmës së organizimit autoritarist të shoqërisë. Kjo paradigëm ka sunduar Shqipërinë që në vitet 20 kur shteti i sapoformuar shqiptar, pasi filloi me një demokraci parlamentare dy partish, brenda pak vjetësh përfundoi nën autoritarizmin e një individi që arriti deri të shpallë veten mbret. Është paradigma e partisë Komuniste që gjatë Luftës, ndonëse hodhi parrullën “bashkim pa dallim feje, krahine, ideje dhe klase” filloi eliminimin e rivalëve si brenda edhe jashtë vetes derisa ndërtoi piramidën vertikale të pushtetit të bazuar në kultin e një individi. E kemi parë të ripërsëritet pas lëvizjes studentore në 1990-1991 duke na nxjerrë si protagonist të saj autoritarin Berisha e që po përsëritet me Ramën në një formë edhe më spektakolare.

E pra që në ditët e para të protestës, kur u ndje nevoja e njëfarë organizimi,  krahas shpalljes se përfaqësia e saj ishte vetë protesta, pra që nuk kishte përfaqësi, filloi të shfaqej në shesh edhe fantazma e paradigmës së organizmit sipas një lideri të fortë autoritar.  Krahas thirrjes për bashkim të të ndryshmëve filloi edhe rivaliteti midis grupeve për të kapur protestën  ku spikatnin mujsharët që mendonin se pasi të përfundonte eliminimi i grupeve kundërshtare do t’i ktheheshin edhe grupit të tyre fitues deri në ngritjen e kultit të individit rreth të cilit do të bashkoheshin të tërë në uniformitet.

Mirëpo, siç tregoi reagimi në shesh, shoqëria shqiptare sot ndodhet në një fazë tjetër që do ta quaja gjendje kontradiktore midis shtysave iracionale të fashizmit brenda nesh që duan të na mbajnë në paradigmën e organizimit rreth një lideri autoritar dhe vetëdijes kritike se kësaj paaradigme i duhet dhënë fund. Shumë protestues pikërisht pse kërkonin në shesh një revolucion kulturor në mënyrë që të ndjeheshin pjesë e një lëvizjeje demokratike dhe jo ushtarë të rreshtuar prapa një lideri autoritar apo spektatorë të tij, filluan të largohen. Dora dorës që këta largoheshin në shesh filluan të mbeten ushtarët e grupimeve rivale që pak ose aspak komunikonin me njëri tjetrin. Dersa u shfaqën studentët që në vend se të kërkonin përbashkimin e të gjithë grupeve paraardhëse u sollën edhe ata si një grup i ri që synonte të merrte komandën sipas së njëjtës paradigmë. Sot jemi me problemin e kësaj gjendjeje kontradiktore që kërkon zgjidhje.

Ç’duhet bërë?

E përsëris: nuk dua të them se shkaqet e dobësimit të protestët, ndryshe mosorganizmit,  burojnë vetëm nga fashizmi brenda nesh.  Por jam ndalur tek përçarja për shkak të fashizmit brenda nesh sepse e shoh si shkakun e shkaqeve dhe gjetjen e rrugës për ta kapërcyer atë si garancinë e ndërtimit të një organizimi ndryshe dhe të sukseshsëm. Cila do të ishte kjo rrugë?

Shkurt do të përmendja tre katër gjëra që do të na fusnin në hullinë e një organizmimi ndryshe:

Së pari, lufta me vetveten  kundër fashizmit brenda nesh, nëpërmjet njohjes së tij dhe të pasojave që na ka sjellë si individë dhe shoqëri. Kjo njohje do të na vinte në dyshim “vlerat” që na ka diktuar ky fashizëm duke na bërë  që idetë tona të mos i shohim si  të vërteta që u duhen imponuar të gjithëve; që të pranojmë të ndryshmit nga ne dhe jo t’i shtypim apo përjashtojmë ata; që të pëlqejmë shumllojshmërinë dhe jo uniformitetin; që të zgjedhim lirinë e mendimeve tona dhe jo nënshtrimin dhe konformizmin. Me një fjalë që të ndërtojmë  një etikë tjetër jete nga ajo që fatkeqësisht ka dominuar edhe në protestë.

Së dyti, t’i ndajmë me të tjerët këto përvoja të brendshme për të ndërtuar një raport tjetër me njëri tjetrin, çka do të na çonte edhe tek ndërtimi i besimit tek tjetri që mungonte aq shumë edhe në protestë. Le të mos harrojmë se sipas një studimi të kryer në vitet 2017-2022 nga organizata ndërkombëtare World Values Survey mbi besimin e ndërsjelltë Shqipëria figuronte e fundit në Evropë dhe e parafundit në botë përsa i përket përqindjes së atyre që mendojnë se duhet të kemi besim tek njëri tjetri: vetëm 2,85% në një listë që sheh në krye Danimarkën me 73,9% dhe të fundit Zimbabwen me 2,1%. Nuk mund të ketë organizim të qëndrueshëm kundër një të keqeje si kjo që na ka pllakosur pa besimin se të tjerët që po protestojnë bashkë me ne, edhe pse të ndryshëm nga ne, nuk janë agjentë që na i ka futur armiku, por njerëz që e mbajnë fjalën, që nuk e tradhëtojnë angazhimin e përbashkët.

Së treti, duke rritur e forcuar kurajon për t’iu kundërvënë mujsharëve që fashizmi brenda vetes i shtyn t’i nënshtrojnë dhe dominojnë të tjerët nëpërmjet dhunës dhe frikës duke i shtrënguar të humbasim dinjitetin, lirinë e mendimit dhe ndjenjën e përgjegjësisë.

Së katërti, duke ndërtuar institucione, rregulla, marrëveshje nëpërmjet të cilave të kontrollojmë fashizmin brenda nesh dhe tek të tjerët.

Si përfundim, do të thoja se për të luftuar me sukses fashizmin e Ramës na duhet të luftojmë paralelisht edhe fashizmin brenda nesh. Për këtë do të duhet që sheshi dhe të gjitha aktivitetet organizative jashtë tij të kthehen në një laborator  të ndërtimit të një etike të re jete, të diktuar nga kultura e komunikimit dhe bashkëpunimit dhe jo nga fashizmi brenda nesh. Vetëm kjo mund të ndërtojë organizimin e munguar horizontal të të ndryshmëve në protestë kundër organizimit fashistoid, homogjenist, vertikal të Ramës. Një fitore e këtij organizimi demokratik do të bëhej edhe premisa e një parlamenti të parë demokratik të Shqipërisë duke e ngritur lëvizjen flamingo studentore në një pikë kulminante të historisë shqiptare. /Lapsi.al

Etiketa: Edi Ramaflamingoprotesteqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Protestat delegjitimuan mazhorancën! Të rinjtë ‘vranë’ frikën

20:56 : 16/11/2026
AKTUALITET

Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

20:33 : 16/11/2026
AKTUALITET

“Poshtë diktatori”/ Protestuesit përplasen fizikisht me policinë në bulevard

19:37 : 16/11/2026
AKTUALITET

VIDEO/ Policia zhvendos protestuesit nga bulevardi

18:43 : 16/11/2026
AKTUALITET

Përplasjet në protestë, qytetari: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës!

18:32 : 16/11/2026
AKTUALITET

Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë

18:18 : 16/11/2026

TË GJITHA

Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh

21:12 : 16/11/2026

Lapaj: Protestat delegjitimuan mazhorancën! Të rinjtë ‘vranë’ frikën

20:56 : 16/11/2026

VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët stani i bagëtive në Cërrik

20:38 : 16/11/2026

Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

20:33 : 16/11/2026

FOTO/ Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

20:19 : 16/11/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarët /EMRAT

20:05 : 16/11/2026

Tri organizata serbe nga Kosova dorëzojnë kallëzim penal ndaj Vuçiç

19:49 : 16/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com