Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ SPAK kompani ndërtimi. Balluku e lirë

VIDEO/ Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi

21:12, 16/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar SPAK-un se po mbyll hetimet për dosjen e ‘Balluku’ pa marrë në pyetje Edi Ramën, të cilin e cilësoi si urdhëruesin e procedurave të dyshimta të tenderimit.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Bardhi deklaroi se të dhënat e bëra publike nga hetimet tregojnë, sipas tij, se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk ka vepruar si urdhëruese, por ka zbatuar porositë e kryeministrit.

Ai solli në vëmendje takimin e kompanisë turke, e cila fitoi tenderin për tunelin e Llogarasë, me Belinda Ballukun, përpara shpalljes së fituesit. Sipas Bardhit, takimi ishte organizuar me porosi të Edi Ramës, fakt të cilin, tha ai, e ka dokumentuar edhe në kallëzimin e depozituar në prokurori.

‘Ça zbuluan këta? Këta zbuluan fakte që janë publike. Pse nuk ndodh kontrolli i banesës dhe i personelit të Belinda Ballukut? Se ka hall që telefoni i Belinda Ballukut të çonte te Edi Rama.

Ka dy të dhëna në atë dosje, për të cilën Belinda Balluku nuk është urdhëruese, është zbatuese. Urdhërues është Edi Rama. Është fakt publik dhe çdo media, po dhe në kallëzimin që unë kam çuar në prokurori e kam dokumentuar, që është Edi Rama që ka çuar Belinda Ballukun për të takuar përpara se të shpallej tenderi, kompaninë turke fituese të tunelit të Llogarasë.

Pse nuk e marrin në pyetje këta Edi Ramën? Është fakt publik dhe kanë dalë të dhënat e përgjimeve që Belinda Ballukut i thotë duhet me taku Ram Gecin, për t'i dhënë atij një tender se e kam porosi nga K-ja. Dhe po biseda vazhdon, t'i japim Porto Romanon, sa është? 15 milionë. Shumë, tamam e ka. Kjo është biseda, është aty.

Tani si ka mundësi që prokurorët mbyllin hetimin pa thirrur Edi Ramën për ta pyetur, si qëndron e vërteta mbi këto SMS të Belinda Ballukut? Se Edi Rama e ka pranuar publikisht që po, e ka urdhëruar ministren e tij të takojë dhe drejtorin e rrugëve, të takojë Ram Gecin.

Dhe tha nuk t'i jap llogari prokurorëve, se kë biznesmen takoj unë dhe kë biznesmen i them ministrave të mi të takojnë. Në fakt do të duhet të japë llogari se është urdhëruesi ai i paracaktimit të këtij tenderi.

Është urdhëruesi ai i paracaktimit të tenderit të tunelit të Llogarasë ku sipas vetë prokurorisë dëmi që i është shkaktuar qytetarëve shqiptarë është baraz me bonusin e 700 mijë pensionistëve që ky jep në vit, 55 milionë euro.

Lekë të çuara kot në mënyrë fiktive është vetëm për një procedurë prokurimi. Ndërkohë që edhe pasuria që është sekuestruar 1.8 milionë euro, është si tarifë korrupsioni vetëm për dy procedura prokurimi.’, u shpreh Gazment Bardhi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco