Mbrëmjen e sotme, një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një objekt blegtoral dhe në një magazinë të mbushur me bar të thatë në fshatin Shtërmen, Njësia Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik.
Për shkak të flakëve të fuqishme, në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikës nga Cërriku, Elbasani, Gramshi dhe Belshi, të cilët po punojnë për ta izoluar dhe shuar zjarrin.
Të lidhura
None found
Të dhënat paraprake nga vendi i ngjarjes tregojnë se deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar ose dëme në gjënë e gjallë.
Ndërhyrja vazhdon, me forcat në terren që synojnë ta vënë situatën nën kontroll dhe të pengojnë përhapjen e flakëve në zonat përreth.







