Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë vizitës së Papa Leonit XIV në Peru, ku kreu i Kishës Katolike është goditur në sy nga rruazat e një rruzareje të hedhur prej turmës së besimtarëve.
Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 nëntor, teksa Papa po udhëtonte me automjetin e posaçëm përmes turmës së mbledhur pranë një baze ajrore në Lima.
Fotografitë dhe videot e publikuara nga mediat kanë dokumentuar momentin kur rruazat fluturojnë drejt Papës dhe e godasin në fytyrë. Pas goditjes, ai shihet duke prekur syrin, ndërsa nuk ka pasur shenja të dukshme se ka pësuar ndonjë dëmtim.
Pavarësisht incidentit, Papa Leoni XIV vijoi normalisht axhendën e vizitës. Gjatë meshës, ai falënderoi popullin peruan për mikpritjen dhe pritjen e ngrohtë gjatë qëndrimit të tij në vend.
Kreu i Vatikanit njihet për afrimitetin me besimtarët gjatë daljeve publike, të cilët shpesh i hedhin objekte për t’i marrë bekimin. Në raste të mëparshme, atij i janë dhuruar lodra, flamuj dhe madje edhe një picë gjatë një takimi me besimtarët në Romë.
Incidenti ndodhi në ditën e fundit të vizitës së tij në Peru, përpara kthimit në Romë.


