Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ SPAK kompani ndërtimi. Balluku e lirë

Agim Nesho: Rama sakrifikon çdo njeri vetëm për të mbrojtur pushtetin e tij të korruptuar

21:36, 16/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Diplomati Agim Nesho I ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv thotë se kryeministri Edi Rama është gati të sakrifikojë çdo njeri për të mbrojtur pushtetin e tij të korruptuar.

"Në një shtet të kapur nuk mund të ketë institucione të lira. Aq më tepër që e dimë që Rama ka qenë një nga arkitektët e drejtësisë së re të cilën e ka shoqëruar me ndihmën e lojtarëve të ndryshëm duke përfshirë dhe Soros.

Ne pamë që kjo drejtësi më tepër dirigjohej nga fjalët e kryeministrit kur në mbledhjet e Asamblesë ose kongreset thoshte se cilët duhej të ishin liderët e opozitës që duhej të arrestoheshin. Kur e shikon veprimtarinë e një organi të tillë sigurisht mendon se është brenda të paktën një marrëveshjeje direkte me Edi Ramën.
Më duket që këtu po vepron me Edi Ramën që nuk mendon për lejtnantët e tij, kush janë njerëzit e tjerë të cilët mund të shpërdorojnë. Po u kapën kërkon që të hetohet kjo cështje e të mbyllet që të mos dalë cështja e tij.

Loja është që Rama sakrifikon çdo njeri vetëm për të mbrojtur pushtetin e tij të korruptuar, por del jashtë misionit që ka ai për të luftuar korrupsionin e mbajtjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Qëllimi i SPAK ka qenë, hajde t’I dënojmë. Meqë u kapën të dalin jashtë loje, sesa të bëjmë që lekët që kanë vjedhur tia kthejmë popullit' thotë Agim Nesho. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco