“Ajo ka përshkruar një kazermë”, Preç Zogaj për përjashtimin e Spiropalit: Rama nuk i pranoi mendimin ndryshe, të gjitha largimet nga PS i ka bërë ai
Gazetarja Denada Kola, gjatë diskutimit në emisionin “Top Story” për mbledhjen e Asamblesë dhe shkarkimin nga të gjitha forumet e PS të Elisa Spiropalit, ka replikuar pas fjalës së sekretarit të përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.
Ajo i është drejtuar Klosit lidhur me porositë që kryeministri Edi Rama kishte dhënë gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së dhe zhvillimet që pasuan.
Sipas optikës së saj, arsyeja përse Edi Rama ka shkarkuar Spiropalin, vjen si zgjedhja e elementit me më pak ndikim në votat e PS-së për t’u dhënë një mesazh atyre që janë dhe do të jenë pjesë e Asamblesë.
“Zoti Klosi, deri tani bëtë parashtrimin që Rama brenda mbledhjes kishte lënë porosi që kjo do të ishte linja që do të mbahej, sepse, siç e dimë, telefonat kanë qenë të fikur. Ajo që pamë më pas nga disa burime, më shumë se një person do të thotë që diçka ka pasur. Klosi tha se PS është një parti e rreshtuar dhe deri më 30 maj, në fakt, kështu ka qenë. Edhe nëse ka pasur përplasje të brendshme, ato nuk kanë dalë, ndërsa tani kanë nisur të dalin pak. Mendoj se është zgjedhur elementi me më pak impakt në vota sa i takon garës elektorale të PS-së, për t’u dhënë mesazh atyre që janë dhe do të jenë pjesë e Asamblesë”, tha ajo.
https://top-channel.tv/2026/11/16/top-story-a-u-votua-klosi-tregon-cfare-ndodhi-ne-asamblene-socialiste-elisa-spiropali-eshte-shkarkuar-nga-te-gjitha-forumet-e-ps/
Top Channel