Ravenna bën “bingo” me 45-minutëshin e Ronaldinhos në fushë. Zbulohet sa fitoi klubi i Serie C

16 Nëntor 2026
22:15
Telesport
back button

Rikthimi i Ronaldinhos në fushë pas 11 vitesh, i ka sjellë fat Ravenna-s dhe mbi të gjitha të ardhura të konsiderueshme, sidomos nga shitja e biletave.

Ndeshja kundër Forli-t, në divizionin e tretë të futbollit italian, u shndërrua në një ngjarje globale që u transmetua drejtpërdrejt në shumë vende të ndryshme, një rast krejtësisht i pazakontë për një klub që luan në Serie C.

Stadiumi “Benelli” u zgjerua posaçërisht për këtë ngjarje, duke shtuar një tribunë të re të përkohshme, e cila u quajt “Tribuna R10” për nder të legjendës braziliane.

Për këtë rast të veçantë, çmimet e biletave u rritën: ato shkuan deri në 150 euro për zonën VIP, ndërsa për abonuesit e zakonshëm fillonin nga 15 euro, kurse për fëmijët nën moshën 14 vjeç, bileta kushtonte vetëm 10 euro.

Ravenna bëri me dije se rikthimi i Ronaldinhos në fushë dhe aktivizimi i tij prej 45 minutash i solli klubit 199.000 euro vetëm nga shitja e biletave.

Pas ndeshjes, Ronaldinho la të kuptohej se mund të luante sërish këtë sezon me fanellën e Ravenna-s, nëse do të kishte një tjetër ftesë nga presidenti i klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit