“Franca do t'i mbrojë me dhëmbë dhe thonj parimet e mëdha që formojnë themelet e sistemit aktual të sigurisë evropiane kundër çdo përpjekjeje nga Rusia për t'i sfiduar ato”, ka deklaruar ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot. Çdo propozim që do të vinte në pikëpyetje "çfarë na ka lejuar të dalim nga cikli i përhershëm i luftërave vëllavrasëse në Evropë" do të refuzohet, u tha Barrot gazetarëve në Bruksel, në kuadër të një takimi të zhvilluar mes ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian. Barrot tha se nëse merren udhëzime nga vendet fqinje, si Rusia, pavarësisht nga fuqia e tyre, atëherë e gjithë ndërtesa e bërë mbi rrënojat e Luftës së Dytë Botërore dobësohet dhe rrezikon të shembet.