Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, në emisionin Prime News24, kritikoi ashpër kreun e PD-së, Sali Berishën. Sipas tij, Shqipëria dëmtohet rëndë nga dy politikanë: Rama dhe Berisha.
Qori tha se qeverinë e Ramës duhet ta rrëzojë një opozitë morale, parimore dhe serioze. Ai vuri në dyshim nëse Berisha është vërtet opozitar dhe e kritikoi për deklaratat që bën e më pas i kundërshton. Sipas Qorit, Berisha nuk i përmbush kushtet për një politikë serioze e parimore.
Të lidhura
None found
Ai shtoi se Berisha është vetë i akuzuar nga SPAK dhe e cilësoi ironike që kreu i PD-së të bëjë thirrje për bashkim të opozitës nga Struktura e Posaçme.
Qori tha se protestat synojnë jo vetëm rrëzimin e qeverisë, por edhe të një sistemi të vjetër që, sipas tij, sundon prej 36 vitesh. Për 28-29 nëntorin, ai pret pjesëmarrje të jashtëzakonshme, duke thënë se studentët dhe qytetarët do ta rrëzojnë qeverinë.
Sipas tij, kryeministri duhej të kishte dhënë dorëheqjen përballë numrit të madh të njerëzve në sheshe.







