Gjermania ka dhuruar një spektakël të vërtetë në përballjen ndaj Holandës, duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e fundit të Grupit 2 në Ligën e Kombeve.
Në qendër të vëmendjes ishte futbollisti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, i cili pati një paraqitje fantastike, duke realizuar një gol dhe duke regjistruar një asistim në këtë fitore të madhe të skuadrës së drejtuar nga Jürgen Klopp.
Gjermania e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe arriti të kalojë në epërsi në minutën e 41-të.
Derry Scherhant përfitoi nga një asistim i Joshua Kimmichut dhe realizoi për 1-0.
Pas pushimit, “Pancerët” vazhduan dominimin dhe shënuan edhe katër herë të tjera.
Florian Wirtz dyfishoi shifrat në minutën e 60-të, ndërsa pesë minuta më vonë Gruda dhuroi asistimin për Nico Schlotterbeck, i cili me kokë realizoi për 3-0.
Spektakli i talentit shqiptar vazhdoi në minutën e 71-të, kur Gruda asistoi edhe një herë, këtë herë për Florian Wirtzin, i cili me një goditje të bukur volej shënoi për 4-0.
Kulmi për Grudën erdhi në minutën e 77-të. Pas një topi të kthyer brenda zonës, sulmuesi me origjinë shqiptare reagoi shpejt dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 5-0.
Gruda u zëvendësua në minutën e 82-të, duke lënë fushën pas një paraqitjeje të shkëlqyer, me një gol dhe dy asistime në këtë përballje.
Kështu, Gjermania e mbylli ndeshjen me një fitore bindëse ndaj rivalit të saj tradicional, ndërsa Brajan Gruda ishte një nga protagonistët kryesorë të mbrëmjes, duke konfirmuar potencialin e tij në skenën ndërkombëtare.
Me këtë fitore kualifikohen Gjermania si vend i parë, Holanda e dyta, duke lënë jashtë Greqinë për shkak golavarazhi.
Goli i Sherhant (VIDEO)
Goli i Virtz (VIDEO)
Goli i Shloterbek (VIDEO)
Goli i dytë i Virtz (VIDEO)
Goli i Grudës (VIDEO)
© SYRI.net
Milani përgatit ofertën prej 70 milionë eurosh për Endrick, Kaka ndërhyn për transferimin
VIDEO/ Gjermania e mbyll në avantazh pjesën e parë me Holandën me një supergol
Arrestohet basketbollisti amerikan/ Marijuanë dhe pajisje gjurmimi brenda valixheve, rrezikon burgim të përjetshëmBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: