‘Nëse un zgjidhem presidente, Parisi nuk do të jetë në gjendje t'i ofrojë ndihmë shtesë financiare Kievit’, kështu I ka përsëritur liderja francize e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, ambasadorit ukrainas gjatë një takimi të zhvilluar këtë të hënë me dyer të mbyllura. Le Pen tha përmes një deklarate nga partia e saj, se situata fiskale e vendit "nuk do të lejojë më mbështetje financiare për Ukrainën në muajt e ardhshëm". Megjithatë, ajo siguroi se "do të respektojë angazhimet që Franca ka bërë deri më sot, veçanërisht në lidhje me kredinë prej 90 miliardë eurosh" të dhënë Kievit nga Bashkimi Evropian. Le Pen gjithashtu i kërkoi ambasadorit ukrainas t’i përcjellë Presidentit Volodymyr Zelensky se ajo është e gatshme të takohet me të në Bruksel ose Paris, thuhet në deklaratë. Pak ditë më parë, Le Pen u shpreh kundër rritjes së kontributit të Francës në buxhetin e Bashkimit Evropian dhe ka paralajmëruar se mund të përdorë veton ndaj buxhetit të ardhshëm shtatëvjeçar të bllokut, i cili përfshin një instrument të propozuar prej 100 miliardë eurosh për Ukrainën pas vitit 2028.