Nga "Twilight" te "Batman". Robert Pattinson është James Bondi i ri: ai do të luajë rolin e agjentit sekret britanik më të famshëm në botë. Njoftimi erdhi nga “Amazon MGM Studios” dhe shënon fillimin e një epoke të re për një nga seritë më emocionuese të filmave në Hollywood. Kapitulli i ri do të drejtohet nga regjisori kanadez Denis Villeneuve (Denis Villnev), me të cilin aktori ka punuar më parë në "Dune - Pjesa 3". Pattinson bëhet kështu aktori i shtatë i 007, duke zëvendësuar Daniel Craig (Kreig).