Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe qindra mijëra persona të tjerë kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia. Vetëm pak ditë pas dorëheqjes së tij, pasi ju zbuluan dy lidhje jashtëmartesore, me një punonjëse të kompanisë dhe me një grua të dyshuar për lidhje me inteligjencën kineze, ka nisur një fushatë e gjerë për rikthimin e tij në krye të kompanisë, që ai e ndërtoi dhe e drejtoi vetë për më shumë se tre dekada.