SKANDAL/ Silvete Muhamed Osmani, bashkëshortja e Granit Osmanit, përfiton kontratë mujore prej 2 mijë eurosh nga Ministria (DOKUMENT)

Gazetari Rami Mislimi ka publikuar në TS një shkrim ku pretendon se Silvete Muhamed Osmani, bashkëshortja e drejtorit të VLEN-it, Granit Osmanit, paguhet me 120,000 denarë në muaj, ose rreth 2.000 euro, nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Më poshtë gjendet shkrimi i plotë, pa ndërhyrje:

Të lidhura

None found

“Në një kohë kur të rinj e të reja të VLEN-it po largohen drejt vendeve të Evropës në kërkim të mundësive për të siguruar jetesën, ndërsa shumë studentë të Çairit detyrohen të ushqehen me një ‘kifle pa jogurt’ që kushton 100 denarë, bashkëshortja e drejtorit të VLEN-it, Granit Osmanit, përfiton një pagë mujore prej 120 mijë denarësh, rreth 2.000 euro, nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Të dhënat e hulumtuara nga portali Oxhaku.com në platformën publike Open Finance tregojnë se Silvete Muhamed Osmani, bashkëshortja e Granit Osmanit, i cili drejton Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës, rezulton të marrë çdo muaj 120 mijë denarë, ose afërsisht 2.000 euro.

Platforma Open Finance paraqet vetëm pagesat e kryera përmes kontratave në vepër, si edhe transaksionet që institucionet përkatëse u bëjnë kompanive, institucioneve publike dhe personave fizikë.

Nisur nga këto të dhëna, portali Oxhaku.com ngre pyetjen se për çfarë pune paguhet Silvete Osmani me 120.000 denarë në muaj nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Ndërsa qytetarët përballen me vështirësi për ta përmbyllur muajin, për shkak të rritjes së madhe të kostos së jetesës dhe pagave të ulëta, sipas pretendimeve të publikuara, familja e Granit Osmanit përfiton të paktën 4.000 euro në muaj.

Atëherë, përse të rinjtë duhet të ndjekin VLEN-in dhe funksionarët e tij: për të përfituar vetë apo që familjarët dhe fëmijët e tyre të marrin paga?”


Shtuar më 17.11.2026 05:55

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet