Seanca për shpalljen e aktgjykimit është caktuar të fillojë në orën 10:00, sipas njoftimit të Gjykatës Speciale.

Vendimi për caktimin e datës së shpalljes së aktgjykimit është marrë nga gjykatësi i vetëm i çështjes, Christopher Gosnell, më 12 tetor 2026.

Në këtë rast, fjalët përfundimtare të palëve në procedurë janë paraqitur më 14 shtator 2026, duke përmbyllur kështu fazën e gjykimit.

Në seancën fillestare, të mbajtur më 27 shkurt 2026, të pesë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për veprat penale që u vihen në barrë.

Kjo çështje gjyqësore lidhet me pretendimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, ndërsa Thaçi vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë, ku ndodhet që nga nëntori i vitit 2020.

Ndryshe, më 16 shtator 2026, Gjykata Speciale shpalli aktgjykimin në rastin kryesor për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.