Skip to content
17 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse, duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar

ShkodraWeb 17 November, 2026
pensioniste 2020

Pensioni mesatar neto në Shqipëri kishte vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian në vitin 2025, niveli më i ulët në Ballkanin Perëndimor.

Sipas të dhënave nga Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtarë (wiiw), në vitin 2025, me pensionin mesatar neto në Shqipëri mund të blije afërsisht po aq mallra e shërbime sa me 260 euro në BE, me çmimet mesatare atje (Krahasimi bëhet në standardin e fuqisë blerëse (PPS), një njësi që Eurostat përdor për të marrë parasysh dallimet në çmime mes vendeve).

Edhe pasi merren parasysh dallimet në çmime, pensioni mesatar në Shqipëri kishte vetëm gati një të pestën e fuqisë blerëse të pensionit mesatar në BE.

Shqipëria e ngushtoi hendekun me BE-në me 1,3 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2024, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u afruan përkatësisht me 11,6 dhe 7,8 pikë.

Vetëm Kosova ishte pranë Shqipërisë, me 272 euro, ose 20% të mesatares së BE-së, matur po me PPS. Bosnja dhe Hercegovina arriti në 42% të nivelit europian, Serbia në 44% dhe Maqedonia e Veriut në 52%. Mali i Zi kryesonte me 803 PPS, ose 58% të mesatares së BE-së.

Me pensionin mesatar në Mal të Zi mund të blihej afërsisht trefishi i mallrave dhe shërbimeve që mbulonte pensioni mesatar në Shqipëri.

Sipas Institutit të Vjenës Shqipërisë, së bashku me Kosovën dhe Serbinë do t’i duheshin mbi 100 vjet për të arritur nivelin mesatar të pensioneve në BE, sipas skenarit 2025.

Në të njëjtin skenar, Mali i Zi do ta arrinte mesataren europiane në 14 vjet, Maqedonia e Veriut në 23 dhe Bosnja e Hercegovina në 40.

Në Shqipëri, pesha në rritje e pensioneve të pjesshme ndihmon për të shpjeguar nivelin e ulët të përfitimeve.

Vitin kaluar 55,2% e pensioneve të pleqërisë ishin të pjesshme, nga 52,1% një vit më parë. Rreth 354 mijë përfitues të kësaj kategorie merrnin mesatarisht 13.500 lekë në muaj.

Për personat që përfituan një pension të ri të, periudha mesatare e sigurimit ishte 24,5 vjet, rreth 14 vjet më pak se periudha e plotë prej 38 vjetësh e 8 muajsh.

Puna e padeklaruar dhe nën-deklarimi i pagave ndikojnë në pension në mënyra të ndryshme. Periudhat pa sigurim shkurtojnë vjetërsinë që njihet për llogaritjen e pensionit, ndërsa një pagë e deklaruar më e ulët zvogëlon bazën mbi të cilën llogaritet shtesa për çdo vit sigurimi.

Sipas INSTAT-it, 21,8% e punësimit në biznese ishte informal në vitin 2025. Banka Botërore e identifikon nën-deklarimin e pagave si problem të përhapur në skemën shqiptare.

Brenda vendit, diferenca mes dy skemave mbetet e ndjeshme, pasi pensioni mesatar mujor i pleqërisë ishte 20.123 lekë në skemën urbane dhe 12.313 lekë në skemën rurale, sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Pensionet e reja të zakonshme të pleqërisë u lidhën me një mesatare prej rreth 16.500 lekësh në muaj. Në tetor 2025, pensionet u indeksuan me 2,5%, çka i shtoi 500 lekë në muaj një pensioni prej 20 mijë lekësh.

Në vitin 2025, për çdo pension kishte mesatarisht 1,18 kontribuues, ndërsa subvencioni buxhetor për skemën e detyrueshme arriti në 10,2 miliardë lekë. Sipas Bankës Botërore, vetëm 46% e popullsisë në moshë pune kontribuon në skemën e pensioneve.

Plakja e popullsisë shton presionin mbi një skemë që mbështetet te kontributet e të punësuarve për të financuar pensionet e sotme. /Monitor/

Post navigation

Previous: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 nëntor 2026…

TË FUNDIT

horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 nëntor 2026…

ShkodraWeb 17 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 nëntor 2026…

ShkodraWeb 17 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 nëntor 2026…

ShkodraWeb 17 November, 2026

TË FUNDIT

  • Pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse, duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar 17 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 nëntor 2026… 17 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 nëntor 2026… 17 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 nëntor 2026… 17 November, 2026
  • VIDEO – Shkelqen sërish shkodran Brajan Gruda, gol dhe 2 asiste në fitoren 5-0 të Gjermanisë me Holandën… 16 November, 2026
  • SOS – Rrit e vetme vajzën 13- vjeçare, Kristina Çupi ka nevojë për ndihmën tonë të luftojë me kancerin 16 November, 2026
  • EMRAT – Dosja e ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, zyrtarisht për gjykim, u shqyrtua paraprakisht… 16 November, 2026
  • KIZ i Universitetit të Shkodrës me 2 anëtarë më pak, Senati Akademik pritet ti miratojë të mërkurën… 16 November, 2026
  • Dosja e Belinda Ballukut shkon në GJKKO, shefi i SPAK Klodian Braho e jep vetë lajmin për gazetarët… 16 November, 2026
  • Petro Koçi kundër përjashtimit të Ndrecës dhe Spiropalit: Nuk besoj se do çmendej partia e ta përjashtonte nga grupi 16 November, 2026
  • PËRVJETOR – Rikthimi i Zotit ndër shqiptarët, hapja e Xhamisë së Plumbit në 1990- ën, si e kujtonte Mit’ hat Myftia 16 November, 2026
  • Zbulohet shifra e majme që përfituan nga Nations League, FSHF mbush arkën pas ndeshjeve të Kombëtares 16 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pensioniste 2020

Pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse, duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar

ShkodraWeb 17 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 nëntor 2026…

ShkodraWeb 17 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 nëntor 2026…

ShkodraWeb 17 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 nëntor 2026…

ShkodraWeb 17 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.