Santiliano, polici që ushtroi dhunë gjatë protestës paqësore të studentëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2026, 08:21

Protesta e zhvilluar ditën e djeshme para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve. Ndërhyrjet e efektivëve ndaj qytetarëve që kishin dalë për të protestuar kanë vijuar për disa orë duke përshkallëzuar situatën.

Fillimisht, efektivët e Policisë i kanë shtyrë protestuesit nga mesi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke i detyruar të zhvendoseshin në trotuar, me argumentin se po pengonin qarkullimin.

Nderhyrjet nuk janë ndalur as pasi qytetarët janë zhvendosur në trotuar dhe kanë vijuar protestën. Efektivët kanë nisur të shoqërojnë me forcë disa prej protestuesve, duke shkaktuar sërish tensione dhe përplasje.

E mes këtyre policëve që nuk kursyen dhunën ndaj protestuesve është edhe Santiliano Malolli, një efektiv që forcën e tij e tregoi me një student.

E gjithë kjo dhunë e pajustifikuar dhe arbitrare, e ushtruar sy më sy ndaj të rinjve që kërkojnë vetëm të drejtën e tyre, tregon qartë degradimin e një sistemi që ka harruar se detyra e tij kryesore është mbrojtja e qytetarit dhe jo frikësimi i tij përmes shkopinjve dhe forcës brutale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit