Olechka është banorja e cila u eliminua mbrëmë në Big Brother VIP Kosova.

Ajo rezultoi si më pak e votuar nga një televotim i hapur të hënën, përmes të cilit publiku duhej të votonte për banorin e preferuar.


Në bazë të televotimit të hapur mbrëmë nga Vëllai i Madh, banori që do të merrte më pak vota do të penalizohej duke u eliminuar përfundimisht nga gara për çmimin e madh.


Pas përfundimit të televotimit, rezultoi se Olechka ishte ajo që kishte marrë më pak vota nga publiku, duke e ndërprerë kështu zyrtarisht rrugëtimin e saj Big Brother VIP Kosova.

Ndërkaq, Valdeti u rendit si banori i dytë me më pak vota, por këtë herë nuk e përfundoi rrugëtimin. Ai u dërgua në nominim, duke mbetur kështu ende pjesë e lojës.

Me eliminimin e Olechkës, gara në Big Brother VIP Kosova vazhdon për banorët e tjerë, ndërsa vëmendja tashmë zhvendoset te nominimi, ku pritet të mësohet se cili do të jetë vendimi i radhës i publikut.