
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë, ku punimet janë drejt përfundimit.
Ai shkruan se rruga krijon një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, duke shkurtuar kohën e udhëtimit dhe duke i dhënë një hov turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës.
“MIRËMËNGJES
dhe me pamjet nga aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë, ku punimet janë drejt përfundimit duke krijuar një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, që shkurton kohën e udhëtimit dhe i jep një tjetër hov turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës, ju uroj një ditë të mbarë”