Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e rregullores së brendshme të GJKKO-së

    Aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë/ Rama ndan pamjet: Punimet janë drejt përfundimit

    Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e rregullores së brendshme të GJKKO-së
    Aktualitet

    Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e rregullores së brendshme të GJKKO-së

    November 17, 2026

    Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën të Rregullores së Brendshme të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), miratuar me vendimin nr. 49, datë 17 korrik 2026.

    Kërkesa është paraqitur nga avokati Jordan Daci dhe Studio e Avokatisë “Daci and Associates” SH.P.K., në emër dhe për llogari të Dhomës së Avokatisë, me autorizimin e kryetarit të saj, Av. Prof. Dr. Maks Haxhia.

    Përmes kësaj kërkese, krahas shfuqizimit të rregullores, kërkohet edhe pezullimi i zbatimit të saj deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

    Në thelb të kundërshtimit janë një sërë çështjesh që lidhen me tejkalimin e kompetencave normative të Këshillit të Gjykatës, kufizimin e të drejtave themelore pa një bazë të mjaftueshme ligjore dhe cenimin e parimit të proporcionalitetit.

    Sipas kërkesës, problematike konsiderohen edhe dispozitat që lidhen me pavarësinë e avokatit dhe garantimin e së drejtës së mbrojtjes, kufizimet për përdorimin e telefonave dhe pajisjeve profesionale, kontrollin fizik të avokatëve dhe materialeve të tyre, si dhe ruajtjen e konfidencialitetit të komunikimit mes avokatit dhe klientit.

    Po ashtu, kundërshtime ngrihen për aksesin në gjykatë dhe kompetencat e personelit të sigurisë dhe të Gardës së Republikës. Sipas përfaqësuesve të Dhomës së Avokatisë, rreth 22 nene dhe pesë anekse të rregullores janë në kundërshtim me Kushtetutën.

    Në reagimin e tij, avokati Jordan Daci thekson se kjo çështje shkon përtej interesave të profesionit të avokatit, duke e cilësuar atë si një betejë parimore për kufijtë e pushtetit, epërsinë e Kushtetutës dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

    Ai nënvizon se siguria në gjykata është e domosdoshme, por nuk mund të përdoret si justifikim për kufizimin arbitrar të të drejtave themelore. Sipas tij, avokati nuk është punonjës i gjykatës, por palë e barabartë në procesin gjyqësor dhe garant i të drejtave të qytetarëve përballë pushtetit shtetëror.

    Reagimi i plotë i Jordan Dacit:

    Sot, në emër dhe për llogari të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, me besimin dhe autorizimin e Kryetarit të saj, Av. Prof. Dr. Maks Haxhia, paraqitëm pranë Gjykatës Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën të Rregullores së Brendshme të GJKKO-së, miratuar me vendimin nr. 49, datë 17.07.2026, si dhe pezullimin e zbatimit të saj deri në vendimmarrjen përfundimtare.

    Kërkesa, e përgatitur dhe paraqitur nga unë personalisht dhe Studio e Avokatisë “Daci and Associates” SH.P.K. ngre çështje thelbësore kushtetuese që lidhen me tejkalimin e kompetencave normative të Këshillit të Gjykatës, kufizimin e të drejtave themelore pa bazë të mjaftueshme ligjore, cenimin e parimit të proporcionalitetit, pavarësisë së avokatit dhe të drejtës së mbrojtjes, përfshirë kufizimet mbi përdorimin e telefonave dhe pajisjeve profesionale, kontrollin fizik të avokatëve dhe materialeve të tyre, konfidencialitetin e komunikimit avokat–klient, aksesin në gjykatë, si dhe çështjet që lidhen me kompetencat e personelit të sigurisë dhe të Gardës së Republikës etj. Rreth 22 nene të saj dhe 5 anekse rezultojnë qartazi që nuk janë në pajtim me Kushtetutën.

    Kjo nuk është thjesht një betejë juridike për të drejtat e avokatëve, por një çështje parimore për kufijtë e pushtetit, epërsinë e Kushtetutës dhe vetë thelbin e shtetit të së drejtës. Siguria e gjykatave është e domosdoshme, por ajo nuk mund të shndërrohet në justifikim për kufizimin arbitrar të të drejtave themelore.

    Avokati nuk mbron privilegjet e veta, por të drejtat dhe liritë e qytetarit përballë pushtetit shtetëror. Ai nuk është një i punësuar i gjykatës, por palë e barabartë në proces dhe një proces pa të ose me një avokat kukëll nuk është proces, por vetëm një shfaqje arbitrariteti.

    Një drejtësi që kufizon në mënyrë joproporcionale mbrojtjen, imponon frikë dhe kontroll jo proporcional tek mbrojtja, i pandehuri dhe publiku, nuk ka asgjë të përbashkët me kuptimin dhe funksionin e saj në një shoqëri demokratike.

    Sidoqoftë, Kushtetuta nuk ndalet në dyert e gjykatës dhe asnjë rregullore nuk mund të qëndrojë mbi të!

    #DaciAndAssociates #JordanDaci #DhomaEAvokatise #GjykataKushtetuese #GJKKO #DrejtesiaKushtetuese #ShtetiISëDrejtës #PavaresiaEAvokatit #E_DrejtaEMbrojtjes #TeDrejtatENjeriut #RuleOfLaw #ConstitutionalJustice #RightToDefence #IndependenceOfLawyers #FairTrial #AccessToJustice #HumanRights #LegalProfession

    Dhoma e avokatisë së shqipërisë GJKKO Gjykatës Kushtetuese rregullorja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e rregullores së brendshme të GJKKO-së

    November 17, 2026

    Aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë/ Rama ndan pamjet: Punimet janë drejt përfundimit

    November 17, 2026

    Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

    November 17, 2026

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    November 17, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.