Studentët rrëzuan pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit në Serbi, deputetët e rinj betohen sot në Parlament

Serbia hyn në një fazë të re politike pas fitores së bujshme të Listës Studentore në zgjedhjet e muajit të kaluar, duke i dhënë fund 14 viteve të qeverisjes së Aleksandar Vuçiçit dhe Partisë Progresive Serbe (SNS).

Të martën, 140 kandidatët e Listës Studentore, do të betohen si deputetë gjatë seancës inauguruese të Parlamentit të ri, duke nisur zyrtarisht procesin e formimit të qeverisë së re.

Të lidhura

None found

Lëvizja, e përbërë nga figura jashtë strukturave tradicionale politike, arriti një fitore të rëndësishme ndaj Aleksandar Vuçiç.

Mes 140 përfaqësuesve të rinj në Parlament ka akademikë, juristë, shkencëtarë dhe artistë.

Ndërkohë, qeveria në detyrë, e drejtuar nga kryeministri në largim, Ðjuro Macut, do të vijojë funksionimin deri në momentin kur deputetët të miratojnë kabinetin e ri të propozuar nga Lista Studentore.

Megjithatë, përbërja e qeverisë së ardhshme dhe emri i kryeministrit të ri mbeten ende të paqartë.

Sarah El Sarag, juriste për të drejtat e njeriut dhe deputete e zgjedhur, deklaroi se lëvizja e studentëve vijon të jetë aktivisht e përfshirë në procesin e përzgjedhjes së kabinetit të ri, së bashku me kandidatët që do të marrin mandatet parlamentare.

“Ne jemi këtu falë tyre”, u shpreh ajo, duke iu referuar studentëve, ndërsa shtoi se procesi po zhvillohet në bashkëpunim të vazhdueshëm me ta.


Shtuar më 17.11.2026 09:09

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet