Ambasada Amerikane në Kosovë lëshon alarm sigurie: Qytetarët amerikanë në Kosovë ftohen të tregojnë kujdes gjatë sezonit të festave
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar një alarm sigurie, përmes të cilit u bën thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Kosovë të jenë të kujdesshëm dhe të tregojnë vigjilencë, veçanërisht me afrimin e sezonit të festave.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Ambasada Amerikane thekson rëndësinë e vëmendjes ndaj mjedisit përreth dhe zbatimit të masave të duhura për sigurinë personale.
Qytetarëve amerikanë u rekomandohet të jenë të vetëdijshëm për situatat dhe rreziqet e mundshme që mund t'i rrethojnë, si dhe të praktikojnë masa të kujdesshme për mbrojtjen e sigurisë së tyre gjatë kësaj periudhe.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë vigjilentë dhe të kujdesen për sigurinë personale gjatë sezonit të festave. /Telegrafi/





























