Situata nga reshjet në Shkodër, dëmtohet një urë në Shalë, rrëshqitje dherash në Fushë-Arrëz

17 Nëntor 2026 | 09:28

Reshjet e shiut të regjistruara gjatë orëve të fundit në qarkun Shkodër kanë shkaktuar disa problematika në infrastrukturë, ndërsa situata në tërësi paraqitet e qëndrueshme.

Sipas informacionit të Prefekturës së Qarkut Shkodër, në Bashkinë Shkodër, si pasojë e rritjes së prurjeve të përrenjve, është dëmtuar ura në Grykën e Nërshqemit, në fshatin Breg Lumi, në Njësinë Administrative Shalë.

Ndërkohë, në Bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash në disa akse rrugore rurale. Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për pastrimin e rrugëve dhe normalizimin e qarkullimit.

Në bashkitë Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës nuk raportohen problematika deri në këto momente.

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e qarkut janë regjistruar rreth 65 milimetra reshje shiu. Pavarësisht prurjeve, nivelet e lumit Drin dhe të liqenit vijojnë të jenë nën kuotat e riskut, ndërsa hidrovorët janë funksionalë dhe në gatishmëri.

Prefektura e Qarkut Shkodër bën me dije se monitorimi i situatës vijon në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe ndërhyrjen në kohë në rast të problematikave të reja.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat malore dhe në akset rrugore ku janë evidentuar rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë do bëjë Spiropali, betejë nga brenda apo përballë Ramës? Analisti zbulon bidedat me deputetët e PS

Gazetari dhe analisti, Flogert Muça i ftuar këtë të të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me propozimin për...
22:03 | 16/11/2026

A u votua largimi i Spiropalit? Kikia debat me Bidon: U votua apo nuk u votua?

Me debate është shoqëruar emisioni i kësaj të hëne, NOW me Erla Mëhillin, mes gazetarit Mentor Kikia dhe deputetit socialist Ardit Bido, lidhur me votimin...
21:52 | 16/11/2026

Spiropali u përjashtua edhe nga Grupi Parlamentar i PS? Deputeti Bido e le të hapur: Ja kur vendoset

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me propozimin për...
21:29 | 16/11/2026