Përplasen dy trena në Pragë, dhjetëra persona të plagosur

17 Nëntor 2026 | 09:33

Një aksident hekurudhor është regjistruar këtë të martë në mëngjes pranë stacionit kryesor të trenit në Pragë, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur dhjetëra persona.

Sipas zjarrfikësve, disa dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa shumica e tyre kanë pësuar dëmtime të lehta.

Ndërkohë, Administrata Çeke e Hekurudhave ka njoftuar se trenat e distancave të gjata po devijohen drejt stacioneve të tjera hekurudhore në Pragë, për shkak të aksidentit.

Autoritetet vijojnë të menaxhojnë situatën dhe pasojat e përplasjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik për sulme terroriste” SHBA paralajmëron amerikanët në Evropë: Tregoni vigjilencë gjatë festave të fundvitit

Autoritetet amerikane kanë lëshuar një paralajmërim sigurie për qytetarët amerikanë që ndodhen ose planifikojnë të udhëtojnë në Evropë gjatë sezonit të festave të fundvitit, duke...
09:21 | 17/11/2026

“Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve”, Macron mesazh në 10-vjetorin e shpalljes së kandidaturës për president

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shënuar 10-vjetorin e shpalljes së kandidaturës së tij të parë për kreun e shtetit me një mesazh në platformën X,...
08:22 | 17/11/2026

Netanyahu paralajmëron Evropën: Raketat e Iranit nuk ndalen në Izrael! Jeni edhe ju shënjestër, jo spektatorë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu lëshoi ​​një paralajmërim për Evropën në lidhje me kërcënimin që paraqet Irani gjatë një takimi me homologun e tij çek Andrej...
22:15 | 16/11/2026