U aksidentua për vdekje në Vlorë, përcillet për në banesën e fundit shefi i Krimeve të Rënda

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2026, 09:35

Ermal Lulaj, 41 vjeç, është shefi i hetimit të krimeve të rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në aksin Fier–Vlorë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, ndërsa efektivi po udhëtonte në drejtim të Vlorës. Automjeti që drejtonte u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë. Si pasojë e përplasjes, Lulaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

Ai ishte baba i tre fëmijëve dhe kishte vite të tëra kontributi në radhët e Policisë së Shtetit, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.

Homazhet në nderim të të ndjerit do të zhvillohen ditën e martë, 17 nëntor, në qytetin e Fierit. Ceremonia do të nisë me përcjelljen nga Vlora në orën 10:00, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillohen homazhet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Në orën 12:00, ai do të përcillet për në banesën e fundit në Varrezat e Fierit.

JOQ ALBANIA u shpreh ngushëllimet më të sinqerta në këto momente të vështira familjes së Ermal Lulaj dhe të afërmve e miqve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit