• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

32 vite nga lindja e emrit të UÇK-së, Thaçi në pritje të vendimit të dytë të Hagës

by A R
17/11/2026 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot shënohen 32 vite nga momenti kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori emrin, me të cilin do të hynte në historinë e luftës për çlirimin e vendit.

Më 17 nëntor 1994, në një takim të zhvilluar në Zvicër, u vendos emërtimi UÇK, organizatë që më vonë do të shndërrohej në forcën kryesore të armatosur që iu kundërvu ushtrisë dhe forcave serbe në Kosovë.

Pikërisht sot, më 17 nëntor 2026, Gjykata Speciale në Hagë do të shpallë aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të UÇK-së dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në një çështje që lidhet me pengimin e drejtësisë. Vendimi pritet të bëhet publik në orën 10:00, ndërsa bashkë me Thaçin në këtë proces janë të akuzuar edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi.

Sipas aktakuzës, pesë të pandehurit dyshohet se kanë ndërmarrë veprime për të ndikuar te disa dëshmitarë që kanë dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, të cilët përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria pretendon se përmes këtyre veprimeve është tentuar të pengohet zhvillimi i rregullt i procesit gjyqësor.

Prokuroria ka kërkuar gjashtë vite burgim për Hashim Thaçin, nga tre vite për Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Isni Kilajn, si dhe nëntë muaj burgim për Hajredin Kuçin.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Specialja pa datë konkrete për vendimin ndaj ish-eprorëve të UÇK, zëdhënësi i gjykatës: Është në dorën e gjyqtarëve

32 vite nga lindja e emrit të UÇK-së, Thaçi në pritje të vendimit të dytë të Hagës

November 17, 2026
Dyshohet se ngacmoi një 17-vjeçare, procedohet mësuesi në Korçë

Dyshohet se ngacmoi një 17-vjeçare, procedohet mësuesi në Korçë

November 17, 2026
Trump investoi miliona dollarë në Nvidia, zbardhen transaksionet që ngrenë pikëpyetje për konflikt interesi

Trump investoi miliona dollarë në Nvidia, zbardhen transaksionet që ngrenë pikëpyetje për konflikt interesi

November 17, 2026
Tirana përkujton 82-vjetorin e Çlirimit. 17 nëntori, një nga momentet më të rëndësishme të historisë

Tirana përkujton 82-vjetorin e Çlirimit. 17 nëntori, një nga momentet më të rëndësishme të historisë

November 17, 2026
Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e dokumenteve të identifikimit për kategoritë në nevojë

Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e dokumenteve të identifikimit për kategoritë në nevojë

November 17, 2026
Analiza| Pse miliarderët rusë ëndërrojnë Rusinë pa Putinin

Analiza| Pse miliarderët rusë ëndërrojnë Rusinë pa Putinin

November 17, 2026
S’përmbahet Monika Lubonja zbulon partnerin e ëndrrave: I lagur nga mesi e poshtë

Monika Lubonja trazon rrjetin: Edhe të martuarit kanë të drejtë të dashurojnë jashtë martesës

November 17, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Mbi 100 vjet për t’u barazuar / Pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

November 17, 2026
Drejt përfundimit aksi i ri Berat–Ballaban–Këlcyrë, Rama: I jep tjetër hov turizmit, shkurton kohën e udhëtimit

Drejt përfundimit aksi i ri Berat–Ballaban–Këlcyrë, Rama: I jep tjetër hov turizmit, shkurton kohën e udhëtimit

November 17, 2026
Banka Botërore: Ndotja e ajrit në Shqipëri mbi trefishin e normës së OBSH

Banka Botërore: Ndotja e ajrit në Shqipëri mbi trefishin e normës së OBSH

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In