Një nxënëse e një shkolle të mesme në qytetin e Korçës ka denoncuar mbrëmjen e së hënës një mësues të shkollës 9-vjeçare Sevasti Qirjazi duke pretenduar se e ka ngacmuar seksualisht. Sipas informacioneve të siguruara mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 1 muaj më parë, ku 17 vjeçarja ka qenë pjesë e stërvitjes së volejbollit në palestrën e shkollës 9-vjeçare, ku mësuesi jep mësim. Në denoncimin e bërë në komisariat, 17-vjeçarja ka treguar në prani të babait të saj dhe psikologes, se mësuesi ka kryer veprime me natyrë seksuale, duke e prekur në pjesë intime gjatë orës së stërvitjes.