Avokati dhe ish-gjyqtari Vlladimir Tufegxhiç propozon që çështja e sulmit brutal ndaj Sara Gjorgievskës në Ohër t’i kalojë një prokurorie publike nga zona e apelit të Shkupit ose e Shtipit. Sipas tij, kjo do të ndihmonte në eliminimin e çdo dyshimi për ndikim të mundshëm gjatë procedurës.
Tufegxhiç vlerëson se një masë e tillë do të ishte zgjidhja më objektive dhe do t’i shërbente zbardhjes së plotë, të drejtë dhe të paanshme të rastit.
Të lidhura
None found
“Duke marrë parasysh rrethanat e dhunës së ndodhur në Ohër, si edhe dyshimet e spekulimet e ngritura publikisht për ndikim mbi gjykatën dhe prokurorinë, me synimin për të përjashtuar çdo dyshim lidhur me vendimmarrjen e institucioneve të drejtësisë në Ohër, zgjidhja më objektive dhe në interes të procedurës do të ishte që prokuroria shtetërore të caktonte prokurorinë publike nga zona e apelit të Shtipit ose Shkupit për të vepruar në këtë rast”, shkroi Tufegxhiç.
Prokuroria bëri të ditur se ndaj të dyshuarit Kristijan Koraboski, i cili kishte qenë në lidhje me vajzën e dhunuar, do të nisë procedurë për tre vepra penale.
Koraboski u ndalua sërish këtë pasdite, ndërsa Prokuroria Publike njoftoi se kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në kundërshtim me masat paraprake të vendosura fillimisht.







