
Situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme, pavarësisht reshjeve të shiut gjatë orëve të fundit.
Në Bashkinë Shkodër, si pasojë e rritjes së prurjeve të përrenjve, është dëmtuar ura në Grykën e Nërshqemit, në fshatin Breg Lumi, Njësia Administrative Shalë.
Në Bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash në disa akse rurale. Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.
Në bashkitë Malësi e Madhe, Vau i Dejës nuk raportohen problematika.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 65 mm reshje shiu. Nivelet e lumit Drin dhe të liqenit mbeten nën kuotat e riskut, ndërsa hidrovorët janë funksionalë dhe në gatishmëri.
Prefektura e Qarkut Shkodër vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin me bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, me prioritet sigurinë e qytetarëve dhe ndërhyrjen në kohë ndaj çdo problematike.
U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat malore dhe akset ku janë evidentuar rrëshqitje dherash.




