
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me nga 1 vit burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe tre ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Sipas konkluzioneve përfundimtare të prokurorisë, të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Kokoneshi, Dorian Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo duhet të dënohen fillimisht me 1 vit e 6 muaj burgim secili.
Por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, SPAK kërkon që dënimi përfundimtar për secilin prej tyre të jetë 1 vit burg.