Prokuroria ka kërkuar për ish- kreun e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, dëniminme 1 vit burgim për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të kryer në bashkëpunim. Krahas dënimit me burg, prokuroria ka kërkuar edhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë prej 3 vitesh.

Prokuroria kërkon shpalljen fajtor edhe tre të pandehurve të tjerë, Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo, të akuzuar për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim.
Për Dorjan Spahon kërkohet 1 vit burgim dhe 2 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike, për  Andi Bullari kërkohet 1 vit burgim dhe 2 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike, ndërsa për Ledio Xharo, 1 vit burg dhe 2 vite ndalim për ushtrimin e funksioneve publike.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb