Një grua ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 14.11.2026 rreth orës 03:00, në Fushë Kosovë.


Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/