Ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari i akuzuar për trafikimin e 485 kg kokainë në Fier (EMRI)
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë shtetasi Kevin Margjoni alias Arjan Margjoni, i dyshuar si një nga financuesit dhe negociatorët e trafikut të 485 kilogramëve kokainë, të zbuluar në vitin 2022 në Frakull të Madhe, Fier.
Policia e Shtetit njofton se ekstradimi u realizua pas koordinimit operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Madridit.
49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në mars të vitit 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve, shtetasi K. M. dyshohet se, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka luajtur rolin e një prej financuesve dhe negociatorëve për trafikimin e 485 kilogramëve kokainë.
Sasia e drogës u sekuestrua nga Policia në vitin 2022, në fshatin Frakull e Madhe të Fierit, ku kokaina ishte fshehur në thasë me pleh kimik.
Pretenca për Fredi Kokoneshin, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet në gjendje të lirë mësuesi në Korçë
Situata nga reshjet në Shkodër, dëmtohet një urë në Shalë, rrëshqitje dherash në Fushë-Arrëz
- 09:55 Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda në Itali
- 09:52 Pretenca për Fredi Kokoneshin, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës
- 09:50 Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online
- 09:37 Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet në gjendje të lirë mësuesi në Korçë
- 09:33 Përplasen dy trena në Pragë, dhjetëra persona të plagosur
- 09:28 Situata nga reshjet në Shkodër, dëmtohet një urë në Shalë, rrëshqitje dherash në Fushë-Arrëz