E martë, 17 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Prokuroria kërkon burg për Fredi Kokoneshin dhe tre të pandehurit e tjerë
Lajme

Prokuroria kërkon burg për Fredi Kokoneshin dhe tre të pandehurit e tjerë

Prokuroria ka kërkuar dënimin me burg dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshin, si dhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të kryer në bashkëpunim.

Në pretencën e saj, organi i akuzës ka kërkuar që Kokoneshi të dënohet me 1 vit burgim. Krahas kësaj mase, për ish-zyrtarin vendor është kërkuar edhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare.

Të njëjtën akuzë, për shpërdorim detyre në bashkëpunim, Prokuroria ia atribuon edhe Dorjan Spahos, Andi Bullarit dhe Ledio Xharos, për të cilët ka paraqitur kërkesa të veçanta dënimi.

Konkretisht, për secilin prej tre të pandehurve të tjerë është kërkuar nga 1 vit burgim, si dhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 2-vjeçare.

Tashmë pritet që gjykata të shqyrtojë kërkesat e Prokurorisë dhe të japë vendimin përfundimtar për katër të pandehurit. Deri në një vendim të formës së prerë, ata prezumohen të pafajshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.