
Juventusi ka nisur lëvizjet për të përforcuar repartin ofensiv në merkaton e janarit, ndërsa objektivi kryesor i bardhezinjve është Gustavo Varela, sulmuesi portugez i Monzas, i cili po tërheq vëmendjen me paraqitjet dhe numrin e golave në Serie A.
Sipas raportimeve të “Tuttosport”, drejtuesit e Juventusit kanë intensifikuar kontaktet me klubin e Monzas dhe agjencinë që përfaqëson futbollistin, me synimin për të mbyllur marrëveshjen që në muajin janar, përpara rivalëve të tjerë.
Sulmuesi 20-vjeçar konsiderohet profili ideal për projektin e bardhezinjve, por pengesa kryesore mbetet çmimi. Monza kërkon një shumë prej 35 deri në 40 milionë eurosh për kartonin e tij.
Për të ulur kostot, Juventusi po shqyrton mundësinë e përfshirjes së një lojtari në marrëveshje. Në këtë kuadër, vëmendja është përqendruar te Stefano Merola, i cili ka tërhequr interesin e drejtuesve të Monzas.
Megjithatë, gara për Varelan është e fortë. Napoli po monitoron situatën, ndërsa interes kanë shfaqur edhe Barcelona, Tottenham, Brighton dhe Manchester United. Në garë mbetet edhe Benfica, që zotëron 20% të kartonit në rast rishitjeje.
Paralelisht, Juventusi po shqyrton alternativa si Alexander Sorloth, Folarin Balogun dhe Gianluca Scamacca. Për norvegjezin e Atletico Madrid, bardhezinjtë preferojnë një huazim me të drejtë blerjeje, pa detyrim.
