Nis seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë ka nisur seanca për shpalljen e aktgjykimi në rastin ku ish-presidenti Hashim Thaçi bashkë me ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakajn, ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliun dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin, ngarkohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Të pranishëm në seancë janë pesë të akuzuarit.















