Pak ditë pasi krijoi iluzionin e një makinerie të frikshme, duke mposhtur Greqinë 7-0, Holanda është turpëruar 5-0 nga Gjermania në supersfidën e grupit 2 në Ligën A të Ligës së Kombeve. Shmerhant zhbllokoi shifrat në pjesën e parë me një supergol, ndërsa në të dytën fillimisht dyfishoi Wirtz e më pas trefishoi Schlotterbeck. Qendërmbrojtësi dërgoi topin në rrjetë pas krosimit të Brajan Grudës.
Sulmuesi me origjinë shqiptare, i cili mban në shpinë numrin 10 të Gjermania, asistoi edhe te goli i katërt i realizuar nga Wirtz. Gruda nuk e la me kaq, por në minutën e 77 vulosi shifrat përfundimtare duke realizuar golin e pestë. Dy asiste dhe një gol për 22-vjeçarin kundër Holandës vetëm tre ditë pasi realizoi një kryevepër kundër Serbisë.
Paraqitja e Grudës, i cili priti gjatë duke refuzuar edhe Shqipërinë për të luajtur te Gjermania, i kualifikoi ‘panzerat’ në vendin e parë në grup. Kjo edhe pse Holanda dhe Greqia kishin gjiashtu 11 pikë po aq sa ‘panzerat’. Të besuarit e Kloop morën kreun për shkak të golavarazhit, ndërsa bashkë me ta për trofeun e Ligës së Kombeve do të luftojë edhe Holanda. ‘Tulipanët’ dhe ‘panzerat’ kanë golavarazhin më të mirë në përballjet direkte se sa Greqia, që në ndeshjen e fundit fitoi 1-0 kundër Serbisë.










Komente
Komento